Pasi Willian raportoi kërcënime me vdekje ndaj tij dhe gjithë familjes së tij në rrjetet sociale, doli se ato ishin bërë nga një tifoz i dyshuar i Corinthians, klubi ku ai aktualisht luan.
Pas kërcënimeve, ish-lojtari i Chelseat dhe Arsenalit u kërkoi autoriteteve të Sao Paulos që të hetojnë, pasi i ishin dërguar mesazhe që e kërcënonin me jetë.
Për më tepër, ai pretendoi se në shënjestër do të ishin edhe gruaja dhe dy vajzat e tij të vogla. Kërcënimet lexonin “ose luaj nga dashuria ose nga terrori”.
“The Sun” konfirmoi se autoritetet nuk humbën kohë duke reaguar ndaj lutjes së yllit brazilian.
Hetimi u krye nga oficerë të divizionit të Operacioneve Speciale Strategjike të Barra Funda.
Menjëherë pas denoncimit, një person është arrestuar.
Deklarata e policisë
Në raportin pas arrestimit të një 21-vjeçari, autoritetet preferuan të mos zbulojnë identitetin e tij, Komisioneri Cesar Saad, shpjegoi se është mirë që njerëzit të kërkojnë që ata të performojnë mirë në stërvitje dhe në fushë, por përfshirja e kërcënimeve është e papranueshme.
“Është normale që ata të kërkojnë performancë të mirë në një qendër stërvitore apo në një stadium, por policia nuk mund të pranojë kërcënimet, duke thënë se do të shkojnë në shkollën e vajzave të tyre, duke cituar adresën ku jetojnë? Ky është krim. ”, shpjegoi Saad.
Policia po heton ende tifozët e tjerë që kërcënuan lojtarët e tjerë të ekipit të parë. Mes futbollistëve që kanë marrë mesazhe kërcënuese janë Cassio, Gil dhe Duilio Monteiro Alves./ h.ll/albeu.com