Dy anije-çisterna greke janë bastisur në Gjirin Persik nga disa militantë iranian.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, të cilat raportojnë se për momentin, Ministria e Punëve të Jashtme e ka pasur të pamundur që të komunikojë me anijet.
Ndërkohë, autoritetet greke thuhet se janë në gjendje alerti në mënyrë që të koordinojnë veprimet e tyre.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për anijet Delta Poseidon të kompanisë Delta Tankers të Diamantis Diamantidis dhe Prudent Warrior të kompanisë Polembros Shipping Limited me interesa të Spyros Polemis.
Siç është bërë e ditur deri më tani, pritet një hap nga Ministria e Jashtme, ndërsa të dhënat e para tregojnë se mund të bëhet fjalë për “hakmarrje” për anijen ruse që transportonte naftë iraniane dhe u konfiskua në Karystos.
Sipas burimeve nga autoritetet greke, bëhet me dije se në bordin e Delta-s ndodheshin 25 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët dy grekë dhe në Ëarrior 23 anëtarë të ekuipazhit, prej të cilëve 8 janë grekë dhe një është qipriot.