Inter i beson ende Inzaghit, mungon vetëm firma për kontratën e re

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por tashmë rinovimi i kontratës së Simone Inzaghit deri në vitin 2025 mund të konsiderohet punë e kryer.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, firma në kontratën e re do të hidhet para ndeshjes Inter-Monza, më 19 gusht. Kontrata aktuale e Inzaghit përfundon në vitin 2024.

Objektivi i Inzaghit do të jetë konfirmimi në Evropë dhe të pushtimi i yllit të dytë në fanellë (Interi ka 19 tituj kampion në Serinë A).

Nuk ishte aq e vështirë për teknikun dhe kompaninë zikaltër të gjenin mirëkuptimin. Në të vërtetë, baza e marrëveshjes është hedhur në Japoni, siç konfirmoi dje agjenti i Inzaghit, Tullio Tinti.


Shtuar 8.08.2023 10:19

Tags: ,