Incidenti në tubacionin e Nord Stream në detin baltik, publikohen pamjet e para nga dëmtimi (VIDEO)

Ditën e sotme janë publikuar pamjet e para pas dëmtimit të gazsjellësit Nord Stream të raportuar disa ditë më parë në zonën pranë detit baltik.

Sipas The Indipendent, videoja besohet se jep një vështrim të parë në dy rrjedhje përgjatë tubacionit të gazit Nord Stream në Detin Baltik.

Kjo pamje nënujore, e regjistruar të hënën e 17 tetorit, thuhet se tregon dëmin e bërë në lidhjen e gazit natyror që kalon nga Rusia në Gjermani.