Në kuadër të hetimeve që po zhvillon për dyshimet mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka urdhëruar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se një prej tyre është Pëllumb Petritaj ish-avokati që falsifikoi pronat për llogari të Artur Shehut.
Të lidhura
Po ashtu, kontrolle janë zhvilluar edhe te Redi Struga.
Struga është inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k. Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë, përfshirë kompaninë “SERE” të grupit Balfin.
Redi Struga, shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.
SPAK dyshohet se po heton një skemë të gjerë të tjetërsimit të pronave në Zvërnec, ku bëhet fjalë edhe për një projekt turistik që lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan, Donald Trump.

