Incident para Kryeministrisë, i riu tenton të shkulë flamurin serb por bie në tokë e lëndohet rëndë (VIDEO)

Protesta e sotme që po mbahet para Kryeministrisë e thirrur nga ish-kryeministri Sali berisha nuk ka kaluar pa incidente pavarësisht se ka vetëm pak minuta që ka nisur.

Duke qenë se është një protestë e thirrur kundër “Open Balkan” dhe kundër ardhjes së Vuçiç në Shqipëri, qytetarët pjesmarrës kanë djegur dhe shkulur flamujt e Serbisë nga Sheshi në shenjë proteste.

Sic mund ta shihni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit një i ri ka tentuar të shkulë flamurin e Serbisë në Sheshin para Kryeministrisë. I riu jo jetëm që nuk ka mundur ta bëjë por edhe ka rënë në toke keq duke u lënduar.

Rikujtojmë se vetëm pak minuta më parë disa tjerë kanë djegur në shenjë protestë flamujt serb të gjendur në shesh.

Rikujtojmë se Vuçiç ka mbërritur në Rinas në orën 16:00 dhe pritet të zhvillojë në Kryeministri takimin e radhës të “Open Balkan”. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.12.2021 17:03