Dy gra pjesë e bandës! Importonte heroinë dhe kanabis nga Shqipëria, shkatërrohet grupi kriminal në Greqi

Një bandë e trafikut të kanabisit dhe heroinës që vinte nga Shqipëria është shkatërruar nga policia greke.

Po ashtu raportohet se janë sekuestruar edhe 300 mijë Euro.

Mediat atje raportojnë se 8 anëtarët e kësaj bande janë identifikuar, ndërkohë që 3 prej tyre po mbahen në qendrat e paraburgimit.

Mediat greke po ashtu raportojnë se drejtuesi i këtij rrjeti ishte një shqiptar, i cili siguronte drogën në vendlindje dhe koordinonte transportin e saj drejt Greqisë. Ndërkohë, 5 shqiptarë të tjerë merreshin më transportin dhe importimin e ngarkesës në territorin grek. Policia bëri me dije se pjesë e grupit në fjalë ishte dhe një grua shqiptare dhe një greke. Hetimi për këtë grup trafiku nisën më 18 mars kur u ndalua një prej anëtarëve të kësaj bande./albeu.com/


Shtuar 14.08.2021 11:32