Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i PL-së, Ilir Meta, shprehet se rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë, jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.
Sipas tij, “kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme”.
Postimi i Metës:
“Rreth 80 për qind e popullsisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme deri në kufirin e varfërisë.
Kjo është “fytyra” sociale e “Rilindjes” dhe kupolës së saj të papërgjegjshme.
Përjashtimi social dhe intimidimi në shkallë të gjerë janë rrugët që “Rilindja” ka zgjedhur për të sunduar në mënyrë antidemokratike dhe çnjerëzore.
E gjithë rritja ekonomike e vendit përfitohet nga një pakicë e lidhur me Qeverinë dhe nga vetë ajo”, shkruan Meta.