Identifikohen autorët e sulmit me armë te ish-parku i autobuzëve (VIDEO)

Policia ka identifikuar autorët që qëlluan me armë ditën e sotme në drejtim të dy të rinjve në kryeqytet, pranë ish-parkut të autobuzëve.

Kujtojmë se Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Dy të rinjtë kanë marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 19:00