I zbrazën karikatorin në lokalin i Noizy-t, kush është ish-kandidati për kreun e PS në Durrës që u plagos (VIDEO)

Pak kohë më parë një sulm me armë zjarri ndodhi në lokalin e Noizyt në zonën e Currilave në Durrës.

Sipas burimeve, mësohet se i plagosur ka mbetur 31-vjeçari Ardit Kërtusha ish-kandidati për kreun e PS në Durrës.

Gjithashtu mësohet se ai u plagos në këmbë pas një konflikti çasti.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit të sulmit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 16.05.2022 14:46