EMRI/ I vihet tritoli makinës së punonjësit të policisë në Durrës, disa të shoqëruar

Një punonjësi të policisë në Durrës, Lulzim Kastratit, i është shpërthyer makina me tritol, mëngjesin  e kësaj të premteje.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar deri më tani disa persona, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 08:07