I vihet flaka shtëpisë së Çalamanit, vrasësit të 8-vjeçarit në Fier (VIDEO)

Policia njofton se shtëpia e Klodian Çalamanit në Fier është djegur pjesërisht.

Çalamani vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë së tij, 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

Policia ka arrestuar autorin, i cili me gjakftohtësi të plotë ka pranuar krimin. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe ndodhet në paraburgimin e Vlorës, ku është transferuar për arsye sigurie.

“Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 14:43