Reperi Buta ka reaguar për herë të parë pasi i vëllai i tij qëlloi për vdekje ish-shokun e tij në Ferizaj.
Buta shprehet se ka marrë shumë mesazhe mbështetëse nga miq dhe të afërm, të cilët sipas tij e kanë kuptuar mirë situatën.
Ai shton se mediat shpifin për disa klikime më shumë, duke hedhur baltë mbi të dhe familjen e tij, por sipas tij, njerëzit janë të zgjuar dhe i kuptojnë mirë gjërat.
Komentet Buta i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, në reagimin e tij të parë që pas ngjarjes së rëndë.
“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po muj me jau kthy krejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetarve” duhet me ju ardh marre për krejt kto rrena, shpifje njollosje që menxi presin me i shpik për dy klikime ma shumë. Shyqyrnjerzt janë t’meçem e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, ka shkruar Buta.
Kujtojmë se ngjarja në Ferizaj dyshohet se ndodhi si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme të grupeve të reperëve, ku sipas burimeve, viktima kishte kishte djegur makinën me vlerë 70 mijë euro të reperit Buta, vëllait të autorit të krimit./albeu.com/