Një 25-vjeçar polak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, është arrestuar në një lokal pasditen e së mërkurës në Tiranë.
Bëhet fjalë për Dominik Orloweki.
Lokalizimi dhe arrestimi i tij u bë i mundur nga Sektori FAST.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë në Gdansk të Polonisë.