“Tapë” në timon dhe pa leje drejtimi, arrestohen 6 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Rr. H., 25 vjeç u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu janë arrestuar:

B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur

B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.04.2021 08:45