I shpëtuan atentatit në Shkodër, lihen në burg vëllezërit Doçi

Pak ditë më parë në Shkodër u tentua vrasja e dy vëllezërve Doçi, të cilët u arrestuan pas përplasjes me armë.

Burimet bëjnë me dije se Marjan dhe Hoten Doçi, vëllezër, përkatësisht 23 vjeç dhe 30 vjeç janë lënë në masën “arrest me burg”, tre ditë pas arrestimit të tyre.

Rikujtojmë se dy vëllezërit janë të shtruar prej 3 ditësh në spitalin Ushtarak pas plagosjes me armë zjarri.

Dy vëllezërit e plagosur në deklarimin për policinë kanë thënë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se nuk e kanë idenë përse janë qëlluar me armë zjarri nga i shpalluri në kërkim për ngjarjen, Besmir Perkola. /albeu.com/

Shtuar 24.03.2021 06:03