I shpëtoi 22 atentateve! Ish-polici e dinte që do t’a vrisnin, lëvizjet e fundit para tragjedisë

Janë  zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i ish-policit Xhelal Reç në Laç, ngjarja e ndodhur pak ditë më parë. Mësohet se viktima kishte trokitur në zyrta e drejtorëve të fundit të policisë duke u treguar personat me të cilët kishte hasmëri dhe e kërcënonin se do e vrisnin.

“Xhelal Reçi ka trokitur te pesë drejtorët e fundit dhe ka thënë këta janë hasmit e mi dhe kërkojnë për të më vrarë. Janë 22 atentate, ky është i 23-ti për autor”, tha ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi,  në emisionin “BardhaZi”.

Zv/ drejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj deklaroi se në lidhje me këtë ngjarje tashmë po hetohet nga policia dhe do të ketë një përfundim. “Për vrasjen e Reçit po hetohet dhe do të kemi një përfundim”, deklaroi Dervishaj.

Xhelal Reçi mbeti viktimë, pasi u qëllua me armë pranë biznesit të tij në Laç. 60-vjeçari është babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat një vit më parë.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2020 në mes të Shëngjinit. Besniku, i shpëtoi atentatit të mirëorganizuar. Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba. /albeu.com/

 

 


Shtuar 4.11.2021 08:45