I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Katari, arrestohet 33-vjeçari britanik në Shqipëri

Një 33-vjeçar me emin Callum Sinclair, banues në Britaninë e Madhe është arrestuar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Muriqanit. Mësohet se, 33-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, në Katar e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”.

Njoftimi i Plotë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit britanik në kërkim ndërkombëtar:

Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit