I riu përplas me makinë 60-vjeçarin në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Durrës, ku një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një 60-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj, dhe i plagosuri është dërguar në spital ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 16.06.2021, në orën 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj, Durrës, shtetasi A. L., 21 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., rreth 60 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 16.06.2021 15:45