OSHEE njofton qytetarët: Këto zona do të kenë ndërprerje të energjisë

OSHEE ka bërë me dije se do të ketë shkëputje energjie në Tiranë për dy orë duke filluar 15 minuta pas mesnatës së sotme.

Pa energji elektrike do të mbeten disa zona me qëllim mirëmbajtjen e rrjetit.

Zonat të cilat do të preken janë: Kodra e Priftit, Shkoze, zona pranë Depos së Ujit, rruga “Todi Shkurti”, (prane pallateve Grand), Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat qeveritare ne Dajt, Garda, Televizioni Neës 24, Zonat prane Depos se Ujit, prane Sanatoriumit, Kodra e Kokonozeve, rruga “Pasho Hysa”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate prane Oxhakut te ish-shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farke, Zona rreth Qytetit “Studenti”, Zona e ish Uzina Traktorit, Shkoze (pjeserisht), Arkivi, Shkoze 2.

Energjia elektrike do të ndërpritet duke filluar nga ora 00:15 deri në 02:15 të datës 17 qershor.


Shtuar 16.06.2021 15:50