Një i ri pjesëmarrës në protestë, ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai ka shprehur pakënaqësinë për situatën ekonomike, korrupsionin dhe atë që e cilësoi si dhunë të ushtruar ndaj protestuesve.
“Ne nuk do të bëjmë më prapa, do të ecim vetëm përpara. Ne duam dorëheqjen e Edi Ramës. Derisa ai të largohet, nuk do të ikim nga sheshi. Jemi kundër Ramës dhe kundër Berishës. Kauza jonë mbetet”, u shpreh i riu.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se protesta lidhet me problematikat e shumta që po përballen qytetarët, duke vënë theksin te korrupsioni dhe vështirësitë ekonomike.
“Këtu ka vetëm korrupsion. Edhe 10 mijë euro rrogë të kesh, nuk të dalin. Si do t’i mbajë ky fëmijët deri në orën 5, kur nuk ka asnjë kusht?”, deklaroi protestuesi.
I riu ngriti gjithashtu akuza për dhunë nga ana e forcave të rendit, duke deklaruar se ishte goditur nga persona civilë me leva hekuri.
“Këta nuk janë policë, këta janë banda. Mua më kanë goditur civilët me leva hekuri”, tha ai.
Ai iu drejtua qytetarëve që nuk janë bërë pjesë e protestës, duke i ftuar të bashkohen në shesh.
“Kjo thirrje shkon për indiferentët. Të mblidhemi dhe ta përzëmë këtë. Deri në vdekje këtu do të na kenë. Nuk ka shans ta prishë protestën”, tha ai.








