Një i ri i vendosur për të kaluar jetën në burg ka ndërmarë një akt të rëndë duke vrarë një kalimtar në rrugë.
Ngjarja e pazakontë është shënuar në Austri, në qytetin Kufstein, në afërsi me kufirin gjerman, ku 29-vjeçari ka vrarë me thikë kalimtarin.
Këtë dëshmi ai e ka bërë para hetuesve, ku dhe i ka treguar se ndihej i pakënaqur nga jeta që bënte aktualisht.
Ndërkohë policia u shpreh se nuk kishte asnjë shans që viktima të mund të mbijetonte.