I përplasi makina luksoze: Njëri nga efektivët e Shqiponjave dërgohet me ugjencë tek Trauma, kolegët japin gjak

Mesditën  e sotme një aksident i rëndë ndodhi në Durrës ku një makinë përplasi dy efektivë policie të “Shqiponjave” të cilët po udhëtonin me motor.

Dy efektivët janë dërguar me urgjencë fillimisht drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Mësohet se një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, kurse për tjetrin ende nuk dihet se si është gjendja e tij mirëpo është transportuar në Tiranë, te Trauma.

Kolegët e policëve kanë shkuar të gjithë në spital për të ndihmuar duke dhuruar gjak.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4,  Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.08.2021 13:49