“I ndoqën 30 persona, i rrihnin me shkopinj”, dhunë mes të miturve në Greqi, “mollë sherri” një vajzë

Një grup të miturish janë përleshur me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Policia ka bërë 9 arrestime. Dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç mbetën të plagosur si pasojë e përleshjes së egër.

Sipas protothema.gr, sherri mes tyre ka ndodhur për shkak të një vajzë.

Në përleshje kanë marrë pjesë dy grupe të rinjsh. Grupi i parë që nisi sherrin përbëhej nga 9 persona, ndërsa grupi tjetër nga 11 persona.

Njëri nga autorët dhe një nga të plagosurit njiheshin me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ishin konfliktuar në të kaluarën për të njëjtën vajzë.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Çfarë thotë një dëshmitar okular 

Të dielën mbrëma, dy 15-vjeçarë kanë mbetur të plagosur në përleshjen e ashpër mes të miturve në Kifisi.

“Ne pamë rreth 30 persona duke ndjekur dy fëmijë. I kishin ulur poshtë dhe rrihnin me shkopinj. Në kokë, në trup, me shkelma, me grushta…” shprehet një dëshmitar okular.

Dy 15-vjeçarët kanë marrë plagë në kokë nga goditjet e forta me shkopinj, grushta dhe shkelma./Albeu.com


Shtuar 25.09.2023 22:08