I lyejnë me zift! Harrohen premtimet: Talebanët dhunojnë hajdutët, gratë dhe fëmijët (FOTO&VIDEO)

Pavarësisht premtimeve, telebanët kanë nisur dhunën ndaj njerëzve në Afganistan. Foto dhe video të bëra publike tregojnë dhunën çnjerëzore të tyre ndaj vajzave dhe grave, të cilat sipas tyre po thyejnë ligjet e kodet morale.

Mediat vendase shkruajnë se hajdutët atje po lyhen me zift e po keqtrajtohen, ndërsa gratë që nuk pranojnë të mbajnë burkën po vriten.

Duket se ata i harruan shpejt premtimet që bënë për një shtet ligjor dhe qeveri gjithëpërfshirëse.

Dhuna ndaj popullatës është shtuar së tepërmi ditën e sotme, ku nga videot “Mail Online” tregon qartë kaosin që mbretëron atje.

Rikujtojmë se shoqëria në Afganistan sipas talebanëve drejtohet sipas Ligjit të Sheriatit, një kod ligjor dhe moral të cilin telebanët e përdorin për të ushtruar dhunë dhe terror mbi shtetasit e tyre. /albeu.com/