Ngjela zgjidh enigmën e Afganistanit mes vapës së Tiranës dhe tingujve të gërnetës (VIDEO)

Avokat Spartak Ngjela ka zgjidhur përfundimisht enigmën e largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe rikthimin e rrufeshëm të talebanëve, ashtu siç nuk e priste askush. Sipas Ngjelës, në Afganistan ka ndodhur një kompromis mes amerikanëve dhe talebanëve dhe nuk është se ka kapitulluar super fuqia botërore.

Ngjela përshendet gjithashtu edhe afganët që po vijnë në Shqipëri duke thënë se ne jemi popullhuman.

“Përshëndes afganët që po vijnë në Shqipëri. Ne jemi popull human… Mos u shqetësoni, se gjithçka ata do t’ia paguajnë tregut shqiptar… Dhe do ikin me mirënjohje… Se në Afganistan ka kompromis, dhe jo kapitullim”, shkruan ai, i shoqëruar me tingujt e klarinetës me këngën “lahu lahu por si rosa”. /albeu.com


Shtuar 18.08.2021 14:52