Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka gjobitur pronarin e Cawdor Cars, Kevin Davies me më shumë se 30,000 euro për talljen e një ish-punonjëse gjatë pandemisë Covid-19.
Ai do të paguajë 26,438.84 £, pasi i kolliti qëllimisht në fytyrë punonjëses dhe u tall me të.
Kompania pagoi gjithashtu, 18,000 £ dëmshpërblim.
Gjykatësi Tobias Vincent Ryan, shprehet se Davis qëllimisht u kollit në drejtim të saj, dhe tre muaj më vonë gruaja la punën.
“Ajo dha dorëheqjen të paktën pjesërisht sepse ishte viktimë; ky ishte një faktor kryesor dhe domethënës në vendimin e saj”, tha gjykatësi.