I jepet lamtumira e fundit 4-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Torino, e ëma nuk përmbahet (FOTO LAJM)

Është shoqëruar ditën e sotme për në banesën e fundit, 4-vjeçari që humbi jetën nga një shpërthim në Torino pak ditë më parë..

Miq e familjarë, shkuan në kishën Sant’Antonio Abate, për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushit.

Sipas informacioneve, më ceremoni ka qenë e pranishme edhe kryebashkiakja e qytetit.

Nga ana tjetër e ëma, Nertila, nuk ka duruar dot dhe i ka rënë të fikët në momentin që ndodheshin në ambientet e kishës.

Si ndodhi ngjarja:

Më 24 gusht, vogëlushi Aron Tila dhe e ëma, Nertila, mbetën poshtë rrënojave të ndërtesës së shembur në Torino, ku edhe jetonin. Një rrjedhje gazi shkaktoi shpërthimin që i mori jetën vogëlushit, plagosi rëndë nënën e tij dhe disa të tjerë.

Babai i djalit, Genci, tha se në Torino kishin shkuar për një jetë më të mirë, ndërsa po mendonin të iknin për në Napoli, për të jetuar atje. Sipas babait, policia duhet të hetojë këtë çështje dhe dikush të mbajë përgjegjësi, sepse sipas tij, pallati gjithmonë mbante një erë të çuditshme dhe kushtet e saj nuk ishin të mira.


Shtuar 1.09.2021 09:46