I iku policisë, makina me emigrantë të paligjshëm aksidentohet te “Uji i Ftohtë”, 5 të lënduar

Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar. Arrestimi i 20-vjeçarit u bë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar  të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja,  shtetësja E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.

Në vijim të operacionit “Muzgu”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë,  u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit A. K., u bë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër,  shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar  të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja,  shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe  “Mosbindje  ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 15:02