Një avion i kompanisë Delta Airlines, i ardhur nga Nju Jorku, iu nënshtrua kontrolleve të sigurisë pasi u ul mëngjesin e sotëm në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit.
Të lidhura
None found
Kontrolli u urdhërua pas një informacioni anonim për praninë e një pajisjeje “të dyshimtë” në bord. Pasagjerët u evakuuan menjëherë nga avioni, i cili më pas u dërgua në një sektor të veçuar të aeroportit për inspektim.
Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit bëri të ditur se kontrollet nuk evidentuan “asnjë gjetje të pazakontë”.
“Avioni u inspektua plotësisht nga personeli i sigurisë së Aeroportit Ben Gurion”, deklaroi Autoriteti, duke njoftuar gjithashtu se “operacionet e aeroportit janë rikthyer në normalitet”.







