Merr flakë dyqani te “Vasil Shanto”, dyshohet se është hedhur lëndë djegëse! Digjen dhe dy automjete pranë

Një dyqan në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë natës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një lënde djegëse në ambientet e biznesit.

Si pasojë e flakëve, dyqani, në pronësi të dy vajzave, është djegur plotësisht. Zjarri ka përfshirë edhe dy automjete të parkuara pranë biznesit, të cilat gjithashtu janë djegur.

Të lidhura

None found

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


Shtuar më 13.10.2026 11:59