I dënuar më herët, kush është 25 vjeçari që u mbyt në Korçë

Është identifikuar i riu i cili u mbyt paraditen e sotme në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Viktima është 25-vjeçari Fridman Xhaferri, banues në fshatin Plug të Lushnjës.

Sipas policisë, i riu, është dënuar më herët nga policia për veprën penale shkatërrim i pronës me zjarr, i kryer me bashkëpunim.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim). Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 13.06.2021 15:23