Një viktimë dhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës. Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Ndërkohë është shënuar 1 viktimë. Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894. Në total numri i rasteve aktive është 434”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Shtuar 13.06.2021 15:08