I akuzuar për masakrën e Bradasheshit dhe grabitjen në Rinas, lihet në burg vëllai i Nuredin Dumanit

Gjykata e Posaçme, ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ai është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona, si dhe në grabitjen e armatosur në pistën e aeroportit të Rinasit.

Ndryshon masa nga arrest në burg në arrest në shtëpi për Armis Stafen, i cili dyshohet nga SPAK se pastronte paratë e organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja nëpërmjet shit-blerjes së automjeteve.

Por kush është Armis Stafa dhe Dashnor Dumani, i njohur thjeshtë si “Dashi” në botën e krimit?

Dashnor Dumani, njëri nga pjesëmarrësit në masakrën e 28 Dhjetorit 2018 në Bradashesh, ku mbetën të vrarë tre persona, është deportuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe në drejtim të Shqipërisë.

Së bashku me Dumanin drejt Shqipërisë po vjen dhe Armis Stafa, i cili akuzohet nga SPAK për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Stafa rezulton të jetë kushëri i vëllezërve Franc dhe Hajdar Bako dhe në Shqipëri administron disa nga bizneset e kësaj familjeje.

Kujtojmë se Dashnor Dumani, është vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit kryesor të SPAK, i cili ka folur për disa krime, duke nxjerë dhe vëllain e tij, Dashnorin, si pjesëmarrës në vrasjen e Enea Alibej me nofkën “Tarzani”, Arben Dylgjerit dhe turkut Erdal Duranay.

Veç kësaj akuze të rëndë, Dashnor Dumani, akuzohet nga SPAK dhe për “Vjedhje me armë” të ndodhur në muajin Prill 2019 në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën gati 4 milion euro.

 


Shtuar 14.06.2025 11:39