I afërmi i 17-vjeçarit që vrau për hakmarrje në Lezhë: Babain ia vranë për një dhi që hyri në kopësht, 4 jetimë

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e e 65 vjeçarit në Lezhë, e kryer nga 17 vjeçari.

Një i afërm i 17-vjeçarit, Florian Përvathi, ka folur për Neës 24 dhe ka treguar detaje mbi historikun e zhvillimit të ngjarjeve.

Ai tha se Floriani ishte artist, por e la shkollën. I afërmi tregoi se babai i Floriani u vra pas një konflikti banal.

“Kanë mbetur 4 jetima. Ai ishte artist, por e la punën dhe punonte në një lavazh. Lajmin e mora vesh nëpërmjet medias.

Konflikti mes babait të Florianit dhe 65-vjecarit, ka qene krejt banal. Ne nuk e kemi ushqyer me gjakmarrje. Ai ende si ka bërë 17 vjeç.

Në prill ka ditëlindjen. Babain ia vranë për një dhi që hyri në një kopsht. Në ngjarje u plagos edhe vëllai i Florianit Ai qëndroi me paterica 6 muaj. E ëma vrau veten pak minuta pasi i vranë të shoqin. Floriani u rrit nga gjyshja e cila është 92 vjeç tani dhe është invalide. Gjyshi ka 3 ose 4 vjet që ka vdekur.”, tha i afërmi.

Sa i përket autorit të vrasjes së babait të 17-vjeçarit, ai tha se autori i vrasjes u dorëzua pas një jave dhe më pas u dënua 10 vjet po bëri shumë më pak, 5 ose 6 vjet burg./albeu.com/


Shtuar 25.01.2022 13:00