Humbja e fundit në vitin 2022, Kombëtarja beson te “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League.

Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45.

Një sfidë mjaft e fortë dhe që pritet të jetë e vështirë dhe interesante, por Shqipëria ‘beson’ te stadiumi “Air Albania”.

Ky stadium është kthyer në një fortesë për kuqezinjtë të cilët nuk njohin humbje që prej nëntorit të vitin 2022, kur Italia na mposhti 1-3.

Që prej asaj kohe, Shqipëria ka fituar kundër Armenisë, Moldavisë, Polonisë, Çekisë dhe Bullgarisë.

Në këtë mënyrë, “Air Albania” është kthyer në një ogur të mirë për ‘djemtë’ e Sylvinhos, të cilët edhe me mbështetjen e tifozëve shpresojnë te fitorja.


Shtuar 10.09.2024 18:44