Humbi zgjedhjet për herë të tretë, Basha thyen heshtjen

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të flasë për herë të parë në orën 18:00, dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Basha pritet të flasë për herë të parë për mediat, por ende nuk dihet se çfarë do të thotë. Më herët se mes demokratëve kanë nisur diskutime të forta lidhur me procesin zgjedhor.  Gjithashtu një tjetër lëvizje që pritet të ndodhë është dhe mosnjohja e procesit zgjedhor, dhe rrjedhimisht humbjen e tyre përballë Partisë Socialiste.

Në orën 18:30 Basha do të zhvillojë një takim me të gjithë drejtuesit e qarqeve. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret nga “kokat” e demokratëve.  Kujtojmë se kreu i shtetit Ilir Meta i njohu zgjedhjet duke i konsideruar si fitore të sovranit.


Shtuar 27.04.2021 18:07