Me këngë dhe bori makinash, socialistët festojnë fitoren në Sheshin Skëndërbej

Partia Socialiste feston fitoren në sheshin “Skënderbej”. Simpatizantë janë mbledhur dhe po festojnë fitoren me flamuj kuq e zi.

Vetë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar fjalimin e fitores para simpatizantëve socialistë, duke ftuar që t’u bashkoheshin edhe qytetarë të thjeshtë.

Në shesh janë bërë përgatitjet, ku janë vendosur karriget kuq e zi në formë rrethore, ndërsa në mes është vendosur trëndafili, simboli i partisë.

 

 

Shtuar 27.04.2021 06:04