Rama: Kjo është fitorja më e vështirë dhe më e bukur e PS

Kryeministri Edi Rama, nga sheshi Skënderbej, ku po feston fitoren e madatit të tretë tha se kjo është fitorja më e bukur dhe më e madhe e PS-së.

“Faleminderit të gjithëve. Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e PS-së. Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme të atyre që kanë zgjedhur 12 po kanë gabuar me shenjën e preferencës ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekord historik i kësaj skuadre të madhe njerëzisht të jashtëzakonshëm. Urime, urime, urime me gjithë shpirt dhe një përqafim i madh i gjithëve ju këtu dhe kudo. Unë jam sot krenar si asnjëherë për për çdo vajzë dhe djalë,  grua e burrë që u angazhua si patronazhist, koordinator dhe drejtues për të qenë kampian në fuqi, kampion përsëri. Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi. Fitoi karakteri ynë si një force e pathyeshme”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 27.04.2021 18:19