Humbi rëndë në zgjedhje, Monika Kryemadhi “lë” Shqipërinë e pozon krah Bebe Rexhës (VIDEO)

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pas një zhgënjimi në zgjedhjet e 25 Prillit ku partia e saj doli me vetëm 4 mandate, ka vendosur të marrë disa “pushime”.

Burimet bëjnë me dije se këto ditë, Kryemadhi ndodhet në Los Angeles. Ky lajm u konfirmua kur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e cila postoi edhe një video në Instagram.

Të lidhura

None found

“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur. Po hamë mëngjes”, shprehet Bebe teksa filmon Monikën ndërsa dhurojnë një puthje nga kamera. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 17.05.2021 08:33