Humbi jetën tragjikisht gjatë punës, kush ishte emigranti shqiptar në Itali (FOTO LAJM)

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Lastampa shkruan se gjatë punës në sektorin e kompanisë Amazon, një emigrant shqiptar ka humbur jetën. Shqiptari që ka humbur jetën është Flamur Alsela nga qyteti i Burrelit.

50-vjeçari, Alsela, humbi jetën pasi një pllakë e pavendosur mirë u shkëput nga vendi dhe shkaktoi prishjen e gjithë strukturës së ndërtesës. Në aksident, përveç Alselës, u plagosën edhe 5 puntorë të tjerë, nga të cilët një është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ishtë një aksident i tmerrshëm. Mendimet tona dhe ngushëllimet tona më të thella i drejtohen familjeve të njerëzve të përfshirë. Ne mbetemi në dispozicion të autoriteteve kompetente për çdo nevojë”, shkruhet në njoftimin e Amazon.

Shtuar 29.04.2021 06:04