Humb jetën turisti i huaj në Përmet, e rrëmbeu rrjedha e lumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ë kanionin e Langaricës në Përmet, ku një turist ka humbur jetën.

Mësohet se shtetasi i huaj, emri i të cilit ende nuk dihet, ishte turist që kishte shkuar në zonë për të eksploruar kanionin në fjalë.

Dyshimet paraprake janë se ka qenë rrjedha e rrëmbyer e krijuar nga reshjet e shiut ajo që i ka marrë jetën turistit.

Policia e ka zbuluar turpin e tij në vendin e quajtur Mulliri i Bënjës, ndërkohë që po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.


Shtuar 31.05.2023 20:03