Humb jetën në vendin e punës një 59-vjeçar në Tiranë, bie nga lartësia

Ditën e sotme në Tiranë ka humbur jetën një punëtor 59 vjeç. Ai ka qenë duke punuar dhe dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 22.01.2022 13:46

Tags: