Humb jetën gjatë një aksidenti ajror, shefi i ushtrisë nigeriane

Shefi i ushtrisë së Nigerisë, general Ibrahim Attahiru, është vrarë në një aksident ajror në shtetin veri-perëndimor të Kaduna, thanë zyrtarët.

Incidenti ndodhi ndërsa avioni po përpiqej të ulej në mot të keq, tha ushtria. Dhjetë oficerë të tjerë, përfshirë ekuipazhin e avionit gjithashtu vdiqën.

Gjeneral Attahiru, 54 vjeç, mori postin e tij në janar. A mori këtë pozicion pasi qeveria kishte në plan rritjen e efikasitetit të ushtrisë në luftimin e një kryengritje xhihadiste.

Forca Ajrore Nigeriane tha se incidenti ndodhi ndërsa aeroplani po ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Kaduna./albeu.com

Shtuar 22.05.2021 09:32