U nda me Jasminën, çfarë po ndodh papritur mes Andit dhe motrës së Sindit? (FOTO LAJM)

Pas daljes nga “Përputhen”, Andi dhe Jasmina i dhanë fund njohjes. Sipas ish-konkurrentes, Andi kishte kohë që nuk ishte më i njëjti për shkak të famës dhe vëmendjes dhe gjesti i tij duke e lënë atë vetëm për këngëtaren Diona Fona i “vuri kapakun” marrëdhënies së tyre.

Patjetër që herë pas here secili ka hedhur thumba në profilet e tyre shumë të ndjekura në Instagram.

Por pak orë më parë motra e Sindit ka publikuar një foto me Andin ku duken mjaft të afërt.

“Kërko magjinë në çdo moment”, shkruan Flavia, motra e Sindit krah fotos./albeu.com/


Shtuar 22.05.2021 09:40