Hoxha “zbërthen” ngjarjen e rëndë në Elbasan: Shumë njerëz të përfshirë, u qëllua me dy armë (VIDEO)

I ftuar në Abc News, gazetari Artan Hoxha ka zbërthyer ngjarjen e rëndë në Elbasan ku humbi jetën aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Gazetari deklaroi se qytetarët njoftuan policinë pasi po lëviznin 3 furgonë me njerëz të armatosur dhe nuk dihej nëse ishin civilë, polic apo të tjerë.

Më tej Hoxha shtoi se  personat me furgon kanë ndaluar Benz-in ML dhe e kanë bllokuar me pretendimin se në mjet mund të kishte elementë si karta identiteti. Në këto momente janë njoftuar mbështetësit e tjerë të PS.

E para në vendngjarje ka ardhur policia, kanë qenë rreth 15 efektivë, mes tyre edhe dy nëndrejtorë. Më pas kanë mbërritur mbështetësit e tjerë të PS. Sipas Hoxhës, Pjerin Xhuvani ka ardhur me një mjet tjetër dhe jo të tijin. Gazetari thotë se gjatë përleshjes është qëlluar me dy armë. Artan Hoxha shton më tej se duhet sqaruar kush e nisi përplasjen.

Është ngjarje me dinamikë ende të pazbardhur me detaje. Ka qenë një numër shumë i madh njerëzish të përfshirë. Dhe zoti ka dashur vetëm katër të plagosur. Vuksani ka marrë pjesën në arrestime që nuk guxonte kush ti bënte, viktima ishte një mjek psikiatër. Sot në orët e para të paradites, policia është njoftuar nga qytetarë jo nga shtabe politike për tre furgona që qarkullonin në lagje të Elbasanit me njerëz që ishin të armatosur. Ky është një nga tre furgonat që është sekuestruar. Nuk e dinin nëse ka të bëjë me policinë apo civilë. Kjo foto është bërë dikur rreth orës 13:00 dhe i ka shkuar policisë. Në Elbasan ka një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD, por sot u prish për herë të dytë. Në mjetin që ka ndodhur ngjarja është ndaluar benzi ML.

Ky është mjeti i një militanti të PS që ka një lokal afër ngjarjes. Është ndaluar nga ky grupi i personave. Këta i kanë kërkuar që mund të kishte elementë, dhe e kanë bllokuar. Në këto momente janë njoftuar edhe mbështetësit e tjerë e PS dhe ndërkohë është njoftuar edhe Policia. Këta kanë ardhur pak para se të vinin mbështetësit e tjerë të PS. Policia ka gjetur këtë situatë, makina e ndaluar dhe ndërkohë vijë mbështetësit e PS me dy makina. Dalin nga makina dhe afrohen, viktima nuk ka qenë me makinën e vet. shtëpia e tij është 200 metra larg ngjarjes. Ata kanë ardhur për të ndihmuar krahun e  tyre. Ka qenë në makinën e  dikujt tjetër. nga hetimi rezulton se aty kanë qëlluar dy pistoleta. Në vend ngjarje ka gjetur vdekjen Xhuvani. Duhet sqaruar kush e nisi. U njoftua se kanë dalë tre furgona në qytet dhe krahu tjetër thoshte kush janë këta. Në momentin e përplasjes, kanë qëlluar dy armë, mes armëve që kanë qëlluar njëra ka shkaktuar vdekjen e mjekut. Janë plagosur katër persona, mes tyre dy mbështetës të PD. Kemi tre palë të dëmtuara,viktima dhe dhëndri, dy nga PD dhe policia,” ka thënë gazetari.


Shtuar 21.04.2021 19:46