Dashi
Për ata që janë në një marrëdhënie nuk do të kenë ditën më të mirë. Beqarët do të kalojnë nga një ekstrem në një tjetër. Një ditë emocionuese për ju por sugjerohet që të keni më shumë aktivitet fizik. Në punë do gjë do të vijojë si normalisht.
Demi
Për ata që janë në çift sot do të merrni një hap më tepër. Beqarët po fillojnë një cikël të ri dashurie dhe duket se do të ketë sukses. Fokusohuni më shumë tek shëndeti pasi ju duhet një pushim. Në punë do të keni një ndikim pozitiv nga Jupiteri dhe do të keni sukses.
Binjakët
Ndiheni sikur ju dhe partneri juaj nuk keni asgjë tjetër për të folur përveç sprovave dhe mundimeve të jetës së përditshme. Mërkuri në Ujor do t’ju kthejë shpinën sot. Jeni të mërzitur që jeni ende beqarë ndërkohë që të gjithë miqtë dhe të afërmit tuaj janë në marrëdhënie të lumtura. Në punë duhet të jeni më të guximshëm.
Gaforrja
Ju dhe partneri juaj e keni tepër të lehtë të komunikoni me njëri-tjetrin dhe kjo do të ndikojë pozitivisht tek ju. Beqarët kanë shumë dëshira por duhet të mundni frikën. Sot është një ditë ëndrrash. Ju jeni një punonjës i përsosur por kujdesni nga kolegët xheloz.
Luani
Ju dhe partneri juaj mund ta kuptoni njëri-tjetrin vetëm më një shikim. Beqarët mund të përfshihen në një vorbull kënaqësie, por kujdes. Shëndeti është në gjendje shumë të mirë. Në punë duhet t’i tregoni eprorit tuaj që jeni të aftë për shumë më shumë.
Virgjëresha
Jeta juaj e dashurisë do të marrë një kthesë të re. Beqarët mund të njohin shpirtin e tyre binjak. Keni një energji tepër motivuese për të gjithë. Në punë do ju vijë një ofertë shumë e mirë e cila mund t’iu ngrerë profesionalisht.
Peshorja
Flisni me partnerin tuaj për çdo situatë pasi kështu lidhja do të jetë e shëndetshme. Beqarët do të takojnë njerëz të rinj dhe do të tregoni se sa simpatik jeni. Jeni plot energji dhe kjo është më e mira për shëndetin tuaj. Në punë nuk po vlerësoheni sa duhet.
Akrepi
Për ata që janë në një marrëdhënie do të jetë një ditë ku do të gjeni mirëkuptim. Beqarët do të kenë sot një arsye më shumë për të besuar në veten e tyre. Do të zhyteni në mendime por kjo nuk do t’i bëje mirë shëndetit tuaj. Në punë e dini sa rezultat keni, që kështu prisni më shumë se të tjerët.
Shigjetari
Nuk do të jetë një ditë shumë e mirë për ju dhe partneren tuaj. Shkaku jeni ju. Beqarët do të kenë një takim me shumë pikëpyetje. Shëndeti mendor kërkon një pushim pasi shumë në mendime keni qenë. Në punë situata është shumë e rrëmujshme.
Bricjapi
Marrëdhënia juaj është në qendër të vëmendjes. Beqarët ka shumë gjasa që të shënojnë gol. Shëndeti fizik është më së miri. Për të qenë më të arrirë duhet të keni njerëzit e duhur afër.
Ujori
Do të bëni një hap më tej në marrëdhënien tuaj. Beqarët duhet të marrin një vendim dirën e sotme që do të vendosi shumë gjëra në vijë. Bëni mjaft mirë që jeni kaq aktive në të kundërt shëndeti do të marrë për keq. Në punë do të fitoni besimin e kolegëve dhe klientëve tuaj.
Peshqit
Një ditë mjaft e qetë do të jetë për të dashuruarit. Beqarët janë shumë të motivuar dhe me plot humor. Do të jeni shumë të ndjeshëm, por mos lejoni t’iu kalojë në mërziti. Në punë kolegët tuaj e kanë të vështir të jenë në të njëjtin hap me ju./albeu.com/