Rubin Saraiva është portugezi me origjinë afrikane që ekzekutoi më 19 prill biznesmenin, Ardian Nikulaj. Vrasësi portugez, i cili ekzekutoi në 19 prill brenda lokalit të tij biznesmenin Ardian Nikulaj, u porosit nga Edmond Haxhia, kushëri i të rinjve Lekstakaj, familja në gjak me viktimën në Shëngjin,
Në vrasjen e Nikulajt kanë marr pjesë në total 6 persona, porositësi i vrasjes Edmond Haxhia, portugezi që e ekzekutoi dhe 4 shtetas britanikë që bashkëpunonin me vrasësin dhe ndiqnin nga pas Nikulajn për javë të tëra.
Por si justifikonte qendrimin e tij në Shqipëri vrasësi portugez?
Burime bëjën me dije se Rubin kishte sajuar një histori, sikur ishte i dashuruar me një vajzë shqiptare nga Shkodra, por familja e saj nuk pranonte për shkak të ngjyrës së lëkurës.Me anë të kësaj historie trilluese autori largonte vëmendjen dhe të mos ngjallte dyshime tek Policia.
Madje ai ka blerë motorin me të cilin lëviztë mes Lezhë dhe Shkodrës, ne internet nëpërmjet rrjetit te shit-blerjeve “Merrjep.al”, duke thënë se do t’ia dhuronte të dashurës për Shën Valentin.
Konflikti mes dy fiseve në Shëngjin
Konflikti mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj ka nisur që në vitin 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra.
Në atë kohë, vëllai i biznesmenit Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburant dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën aty. Pas furnizimit, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën e karburantit.
Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre ishte rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të karburantit. Një prej viktimave ishte edhe vëllai i Ardian Nikulajt.
Pak muaj pas kësaj ngjarje u vranë Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes. Gjakmarrja vijoi edhe në vitin 1999 me vrasjen e Gjovalin Lekstakajt dhe u plagos i afërmi i tij, Pjetër Lekstakaj.
Këto ngjarje vijojnë të jenë të pazbardhura nga drejtësia shqiptare./Albeu.com/