Një e moshuar në Fier është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se është vetëhedhur. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:30, në lagjen “Kastriot” Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. L., 72 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com