Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasturliu ka njoftuar se duke filluar nga data 1 nëntor do të nisë aplikimi i dozës së tretë për grupet e caktuara dhe doza e parë për moshat +16 vjeç.
“Procesi i vaksinimit vijon. Nga data 1 nëntor fillojmë me vaksinimin me doza të treta dhe gjithashtu hapin fashën për vaksinimin e të rinjtë +16 vjeç e lart. Paralelisht me vaksinimin kundër Covid-19 kemi filluar dhe me vaksinimin kundër gripit stinor që është po aq i rëndësishëm në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik në mënyrë që të kemi një dimër të përballueshëm”, tha Manastirliu.
Manastirliu ka folur dhe për situatën në Krujë, ku janë helmuar mbi 500 qytetarë.
“Dua t’ju jap një informacion, nga raportimet e ISHP dhe operatorët e kujdesit vendor të Krujës, janë ende në pritje të analizave bakterologjike. Nga ana tjetër dua të theksoj se ditën e sotme janë 14 qytetarë, përfshi këtu fëmijë dhe adoleshentë që po marrim shërbim mjekësor pranë spitalit të Krujës. Fatmirësisht fluksi ka ardhur në rënie. Analizat bakterologjike kërkojnë kohën e tyre.”, tha ajo./albeu.com